Vatikani nuk e ka njohur Kosovën si shtet për shkak të ndjeshmërisë ndaj kishës pravosllave serbe, pati deklaruar kardinali i kishës katolike romake dhe anëtar i Këshillit Papnor, Valter Kasper, raporton .balkaninsight
“Ne, natyrisht e dijmë se Kosova është plagë e rëndë dhe dhembje për kishën serbe. E dijmë, poashtu, se djepi dhe qendra e sllavizmit serb është në Kosovë.
Sipas agjendës se publikuar nga krerët e Kishës Katolike ne Tirane, Papa Françesku në shqipëri do të mbërri në aeroportin e Rinasit, ne orën 9:00 te mëngjesit te 21 shtatorit.
Për mbërritjen e Papa Franceskut do te organizohet ne aeroportin “Nene Tereza” nje pritje zyrtare nga qeveria.
Me pas Papa Françesku me eskortën e tij do te niset drejt Tiranës. Sipas burimeve te Vizion Plus, makina qe do te udhëtoje Papa gjate vizitës ne kryeqytetin shqiptar, do te jete Ford Fokus, ashtu si mjeti qe Papa Françesku përdor gjate udhëtimeve edhe ne shtete te tjera.
Drejtues te Kishës Katolike, tregojnë se Papa Bergolio ka porositur qe makina e cila do t’i vihet ne dispozicion nga shteti shqiptar do te jete e thjeshte dhe jo e blinduar.
Te dielën e 21 shtatorit, ditën kur kreu i Vatikanit viziton Tiranën, kryeqyteti do te jete nen masa te larta sigurie. Pa dashur te japin shume detaje, drejtues te Kishës Katolike ne Tirane thonë se forca te shumta policore nga Shqipëria dhe Vatikani do te vendosen atë dite ne kryeqytetin shqiptar.