Moti

Ushtrimi i Organizuar nga Drejtoria Mbrojtjes dhe Shpëtimit u Krye me Sukses
Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, QKMF-n, dhe Kryqin e Kuq lokal , Organizoi ushtrimin “ Ora e Artë” simulimi i zjarrit në Shtëpinë e Kulturës “ Isa Kastrati“ në Kamenicë, duke filluar nga ora 10.30 min.

Të pranishëm ishin përfaqësuesit e Agjencinë emergjencave të Kosovës ,Zyra Regjionale e Emergjencës në Gjilan, Përfaqësuesit e FSK-së, komandanti i njësisë profesionale të zjarrfikësve nga Gjilani, kryetari i njësisë së Zjarrfikëse të Komunës së Çair të Shkupit dhe qytetarë të pranishëm.

Kryetari i komunës Begzad Sinani, e vëzhgoi procesin e zhvillimit të këtij ushtrimi me interesim të madh. Në zjarrin e simuluar në objektin e Shtëpisë së Kulturës, ishin të lënduar edhe tre persona.
Ekipi i njësisë profesionale të zjarr fikjes dhe Shpëtimit , me shpejtësi arriti në vendin e ngjarjes dhe e beri fikjen e zjarrin , si edhe me bëri evakuimin e personelit nga ndërtesa. Ata në bashkëpunim me ekipin e mjekëve. të QKMF-së dhe pjesëtarëve të Kryqit Kuq komunal të lënduarve ua dhanë ndihmën e parë dhe Kryetari i komunës i përgëzoi pjesëmarrësit e këtij operacioni që treguan profesionalizëm të lartë, si dhe një bashkëpunim mes, Drejtorisë së Mbrojtjes dhe Sshpëtimit, QKMF-së dhe Kryqit të Kuq. Ai në ketë rast tha, se gatishmëria për reagime të shpejta në rastet e fatkeqësive të ndryshme duhet të eksitoj gjithnjë ,institucionet tona gjithherë duhet ta tregojnë profesionalizmin edhe gatishmërinë për t’i ndihmuar qytetarët në raste të tilla..
 
Top