Moti

Në afatin e dytë të provimit shtetëror të maturës 2014, testit iu nënshtruan 21.288 maturantë, prej të cilëve rezultat pozitiv arritën 9.283, ose 43.6%, njofton Masht-i.
Për provimin e maturës shtetërore 2014, testet u përgatitden në 4 gjuhë (gjuhë shqipe, gjuhë turke, gjuhë boshnjake dhe gjuhë angleze).

Në total, numri i maturantëve, të cilët i janë nënshtruar testit tëprovimit shtetëror të Maturës 2014 (në të dy afatet) është 42.052, prej të cilëve rezultat pozitiv kanë arritur 31.151 ose 72.4 % e maturantëve.

Siç edhe është pritur, më të suksesshëm janë treguar maturantët e gjimnazeve, prej të cilëve sukses pozitiv kanë arritur 13.822 maturantë ( ose 93.6 %), kurse në arsimin profesional, sukses pozitiv kanë arritur 17,329 maturante (ose 64,2%l)

“Kqshm falanderon të gjithë ata të cilët ndihmuan në mbarëvajtjen e procesit, duke përfshirë këtu: personelin e Universitetit "Hasan Prishtina" në Prishtinë dhe universitetet tjera publike, DKA-I6, Policinë e Kosovës, zyrtarët e MAShT dhe mbi të gjitha gazetarët, të cilët me korrektësi e prezentuan në mediat e tyre gjithë procesin e administrimit të testit të maturës.:, thuhet në fund të njoftimit.

 
Top