Moti

Lulzim Leci kryetar i AAK-së dega në Kamenicë i tha  rajonipres se pavarësisht zhvillimeve në Prishtinë ai dhe Begzad Sinani po qeverisin për mrekulli në Kamenicë.

Ne po bëjmë punë të mira për qytetin dhe qytetarët e Kamenicës. Madje jemi edhe model në Kosovë pasiqë në Kamenicë nuk ka situata konfliktuoze thotë Leci.

AAK e PDK nuk po kanë pengesa në nivelin lokal në Kamenicë për të zbatuar programet e tyre partiake dhe për të qeverisur me Kamenicën,

Lulzim Leci kryetar i degës së AAK-së në këtë qytet tha se deri tashti nuk kanë pasur asnjë telashe me ata të PDK-së, pavarësisht zhvillimeve të furishme që kanë ndodhur në Prishtinë. “

Ne po qeverisim për mrekulli në Kamenicë dhe po bëjmë punë të mira për qytetin e qytetarin e Kamenicës. Madje jemi edhe model edhe për komunat e tjera të Kosovës meqë deri tashti nuk kemi pasur asnjë situatë konfliktuoze” tha Leci.

Leci tha se koalicioni me PDK po ecë mirë. “Neve nuk varemi prej qendrës sepse e kemi një marrëveshje të mëhershme të cilën po e respektojmë. Koalicioni ka rezultate të prekshme dhe kemi krijuar një klimë të mirë. Drejtorët e AAK-së kanë hapësirë të mjaftueshme për të vepruar dhe po trajtohen korrekt nga partneri ynë” tha Leci.

Leci tha se edhe si subjekt politik AAK në Kamenicë është stabile derisa ka folur në superlativ për punën e Asamblesë komunale.
 
Top