Ne mbledhjen e fundit të Kuvendit të Komunës në Kamenicë të mbajtur me 29.09.2014,antari i Kuvendit të Komunës së Kamenicës nga radhët e Lëvizjes VETËVENDOSJE!
Arsim Thaçi në mesin e shumë diskutimeve brenda pikave të rendit të ditës për mbledhje si dhe debateve të fuqishme sidomos për projektbuxhetin e komunës për vitin 2015,ngriti edhe tri çështje sic thot ai për TvKamenica janë me dobi të madhe për qytetarët e komunës sonë, e ato ishin:
1.Nje kujdestari shtesë (patronazh) në QKMF për intervenimet në terren-(kjo nënkupton kujdestari të rregullte gjatë natës të një mjeku, një infermiere dhe një shofer) ngase është shumë e nevojshme dhe jetike për shërbime mjekësore ndaj qytetareve të komunës sonë
Nga një takim i z.Thaçi me drejtorin e QKMF-se është konstatuar që me rreth 36 mije euro në vit ky shërbim mund të jetësohet për qytetarët.
2.Intervenimin urgjent në depon aktuale të Arkivit Komunal për të bërë largimin e ujit dhe izolimin e depos, ngase të gjitha dokumentet që gjinden aty janë shumë të rrezikuara për t'u shkatërruar.
Hulumtimin dhe gjetjen e fondeve për te ndërtuar një ndërtesë për t'u vendosur Arkivi i Komunës sonë si dhe një pjese të kësaj ndërtese për t'a shfrytëzuar si muze komunal ku munde te ekspozohen shume vepra muzeore nga territori i komunës sonë dhe artefakte që gjinden brenda këtij territori.
3.Çeshtja e qenëve endacak në territorin e komunës sonë me theks të veçantë nëpër vendbanime
(trajtimi i tyre dhe evitimi i shfaqjes së rrezikut për qytetaret që vjen nga qarkullimi i lire i tyre!
Të gjitha këto çështje të ngritura në Kuvendin Komunal nga asamblisti i Lëvizjes VETËVENDOSJE! Arsim Thaçi, mbetën që të shqyrtohen nga kryetari i komunës Begzad Sinani dhe të kthehet përgjigjeje me shkrim.