Moti

Aktiviteti i radhës i Grupit të Grave të Kamenicës, ishte vizita dhe ndihma me nga një pako ushqimore-higjienike për 25 të moshuarve, të cilët jetojnë të vetëm dhe pa përkujdesje familjare. Grupi i Grave të Kamenicës i përbërë nga: znj.Ibadete Ahmetaj kryesuese e GGK, M.Sc.Nazmije Demolli-Kastrati, Koordinatoe e NJKDNJ-së, Magbule Canaj dhe Kimete Kryeziu nga QPS-ja, dhe Azemine Maliqi, koordinatore për kulturë.

Në këtë vizitë ato i përfshin pjesëtarët e të gjitha komuniteteve që jetojnë në Komunën tonë, të cilët vërtetë jetojnë në gjendje të vështirë dhe pa përkujdesje

Delegacioni i GG, dje e kishte vizituar edhe shtëpinë e personave të moshuar dhe pa përkujdesje familjare, në Prishtinë, ku në mesin e banorëve të vendosur në këtë shtëpi, ishin edhe pesë pleq nga komuna e Kamenicës.

 Me këtë vizitë të Grupit të Grave të Kamenicës, i befasoi për të mirë ata. Pleqtë së tepërmi ishin gëzuar që dikush nga Kamenica po i vizitonte, prekëse dhe emocionale kishin qenë reagimet e tyre, ishin mallëngjyer për të afërmit dhe vendlindjen e tyre, Kamenicën.

 ”Kushtet ku jetonin ata ishin të mira, por kishte nevojë për një donacion të mundshëm sa i përket renovimit gjeneral të kësaj shtëpie”, u shpreh kryesuesja e delegacionit ,Ibadete Ahmeti. Si, të moshuarit po ashtu edhe punëtoret sociale dhe stafi i kësaj shtëpie i falënderuan delegacionin e Grupit të Grave të Kamenicës për vizitën dhe ndihmën e ofruar.



 
Top