Qëllimi i takimit ishte për ta afruar qytetarin më afër proceseve integruese, ku sipas tij nuk duhet të kërkohet përgjegjësi vetëm nga Prishtina , por përgjegjësia është e të gjithëve.
Ai bëri të ditur se jemi të kënaqur me raportet e komunave, dhe bashkëpunimin me shoqërinë civile rreth proceseve integruese.
Zv, ministri Ilazi bëri të ditur se në vitin 2016 qytetarët tanë do të lëvizin pa viza , mirëpo duhet të plotësohen kërkesat e kërkuara nga komisioni evropian që janë në interes të vendit tonë.
Ai shprehu përkushtimin për bashkëpunimin e mëtutjeshëm me shoqërinë civile dhe zyrat për integrime në nivel lokal.
Kamenicë: "Liberalizimi i vizave në 2016" thotë Zëvendës Ministri i Integrimit Evropian, Ramadan Ilazi
Posted by TV Kamenica on Tuesday, December 22, 2015
