ka organizuar katër (4) takime jo-formale me përfaqësueset e grupeve të grave,përfaqësuesit e të rinjve,përfaqësuesit e komuniteteve jo-shumicë me temën “Takim jo-formal me pjesëmarrjen e grave, të rinjve dhe të komuniteteve jo-shumicë”, në komunat partnere të NOPM-së -Gjilan, Ranillug, Novobërdë dhe Kllokot.
Në katër (4) takime jo-formale që janë mbajtur gjatë muajit Dhjetor dhe Janar kanë marrë pjesërreth tetëdhjetë(80) pjesëmarrës,përfaqësueset e grupeve të grave, përfaqësuesit e të rinjve dhe përfaqësuesit e komuniteteve jo-shumicë nga katër (4) komunat Gjilan,Ranillug, Novobërdë dhe Kllokot.
Qëllimi i takimeve jo-formale ka qenë rritja e pjesëmarrjes së grave, të rinjve dhe të komuniteteve jo-shumicë në jetën publike e në veçanti në planifikimin e buxhetit, si dhe të drejtat e qytetarëve që të marrin pjesë aktive në planifikimin e buxhetit në ciklin buxhetor, si dhe të jenë sa më të informuar për të marrë pjesë në diskutimet publike gjatë hartimit të buxhetit komunal.
Gjatë këtyre takimeve jo-formale janë synuar përfaqësueset e grupeve të grave, përfaqësuesit e të rinjve dhe përfaqësuesit e komuniteteve jo-shumicë në nivel të fshatit apo në nivelin nën-komunal. Gjatë këtij aktiviteti, ata janë njoftuar më hollësisht dhe informuar në lidhje me afatet për përgatitjen e buxhetit, angazhimin e tyre gjatëplanifikimit, dobitë nga pjesëmarrja aktive si dhe të drejtat e tyre për të marrë pjesë në mënyrë aktive në ciklin e buxhetit duke marrë pjesë në mënyrë aktive nëkonsultimet buxhetore, dëgjimet publike, dëgjimet buxhetore dhe mekanizmat e tjerë të pjesëmarrjes së publikut nëvendimmarrje.
Në të gjitha takimet pjesëmarrësit kanë shprehur mendimet e tyre lidhur me pjesëmarrje gjatë procesit të buxhetimit. Mirëpo sa i përket buxhetimit gjinor shumica e femrave/grave pjesëmarrëse kanë thënë se kanë mungesë të buxhetit të paraparë për vitin 2016, në disa komuna nuk kanë ndonjë shumë të caktuar të buxhetit,pas këtyre takimeve ato u shprehën se gjatë hartimit të buxhetit dhe dëgjimeve publike gjatë këtij viti do të angazhohen që të kenë një buxhet të ndarë nga kuvendet komunale.
Përveç grupeve jo-formale të grave edhe të rinjtë nga komunitetet jo-shumicë kanë shprehur pakënaqësitë e tyre lidhur me ndarjet buxhetore duke kërkuar që për vitin vijues të kenë sa më shumë fonde të ndara për aktivitetet etyredhe infrastrukturë sportive.
Ky projekt është financuar nga USAID dhe menaxhuar ngaFondi Për Zhvillim Komunitar (CDF), partner implementues i programit të USAID-it "Avancojmë Kosovën së Bashku - Zgjidhje Vendore (AKT-LS)" në Kosovë, tëimplementuar nga OJQ Network of Peace Movement-NOPM