Në kuadër të projektit ”Rritja e pjesëmarrjes së publikut në buxhetim përmes përfshirjes gjinore, të rinjve dhe komuniteteve pakicë”,drejtoresha ekzekutive e OJQ-së Network of Peace Movement “NOPM”, përkatësisht menaxherja e proje
ktit Besime Tusha ka nënshkruar marrëveshjen për mirëkuptim me kryetarët e katër komunave - të Gjilanit, Ranillugut, Novobërdës dhe te Kllokotit.
Nënkryetari i komunës së Gjilanit, Rexhep Kadriu, ka siguruar se do t'i përmbushë obligimet e veta që dalin nga kjo marrëveshje duke synuar kështu një bashkëpunim edhe më të mirë dhe më të shëndoshë në të ardhmen me shoqërinë civile,rritja e transparencës përmes pjesëmarrjes në vendimmarrje nga ana e qytetarëve do të jetë një stimulim shtesë për ne në punën e administratës komunale.
Ne vazhdim Nënkryetari Kadriu tha se Komuna e Gjilanit e udhëhequr nga LutfiHaziri është gjithmonë e gatshme të bashkëpunoj me organizatat siç është “NOPM”, qëllimi i projektit të së cilës është rritja e pjesëmarrjes së grave, të rinjve, komuniteteve pakicë në çështjet komunale dhe jetën publike, me fokus të veçantë në planifikimin dhe përgatitjen e buxhetit.
Kryetari i komunës se Kllokotit z.SreckoSpasic është shprehe se sa i përket përkrahjes se punës ne projekt nga ana e kryetarit dhe stafit te komunës ju garantoje se do ta keni ne disponim komplet personelin e nevojshëm për realizimin e projektit,duke e marrë parasysh se kjo është ne te mire te vete komunës, ne si komune pikërisht kemi pas nevoje pe këtë lojë projekti .Komuna e Kllokotit pikërisht ka nevoje te rrisë pjesëmarrjen e gruas dhe te rinjve ne proces te vendimmarrjes.
Kryetari i Komunës së Novobërdës, z. Svetislav Ivanovic në fillim ju falënderoj që ju së bashku me USAID-in, programi AKT-LS, keni përzgjedhur komunën e Novobërdës te jete partnere ne këtë projekt për ne shume i rëndësishëm , njëherit ju njoftojë se nuk do te mungojë përkrahja ime dhe e administratës për ta realizuar këtë projekt. Sa i përket pjesëmarrjes se grave dhe te rinjve ne hartimin e buxhetit komuna e jonë ka parapare një shume te vogël parash për te drejtat e gjinive dhe është miratuar ne kuvendin e fundit .
Kryetari i Komunës z.Gradimir Mikic është shprehur se ne si komunë jemi te gatshëm të i implementojmë të gjitha pikat e marrëveshjes duke përfshi edhe kuvendin dhe organet e saja,nuk është hera e pare që ne kemi bashkëpunim të mire me organizatën NOPM kemi pasur edhe projekte të tjera por besoj se edhe ne këtë projekt do t’ia dalim që së bashku ti ngrinim kapacitetet e të gjithë akterëve në këtë projekt
Përkrahje këtij projekti i kanë dhënë kryetarët e komunave :Lutfi Haziri kryetari I komunës së Gjilanit, Srecko Spasic kryetar I komunës së Kllokotit, Kryetari I Ranillugut Gradimir Mikic dhe kryetari I komunës së Novobërdës, Svetislav Ivanovic .
Ky projekt është financuar nga USAID dhe menaxhuar nga Fondi Për Zhvillim Komunitar, partner implementues i programit të USAID-it "Avancojmë Kosovën së Bashku - Alternativa Lokale (AKT-LS)" në Kosovë,te implementuar nga OJQ Network of Peace Movement-NOPM