Komuna e Kamenicës i zgjodhi më të mirët e vitit 2015, në mesin e laureatëve mungonin sportistët e klubit të atletikës “Rogana”, i cili e përfaqësoi Kosovën në Kampionat Botëror dhe në Lojërat Olimpike në Baku.
Ja reagimi i klubit nga Rogana:
Gjatë ceremonive të përjetshme që tani më janë bërë thuajse monotone për shkak të organizimit të dobët nga Drejtoria për Kulturë Rini dhe Sport në Komunën e Kamenicës, ku më shumë injorohen se sa vlerësohen vlerat e sportistëve nga persona të pa ndërgjegjshëm që punojnë në këtë drejtori edhe në kët vit ishin prezente këto parregullësi.
Ky injorim i sukseseve u pa edhe në ceremonin e zgjedhjes së sportistit të vitit 2015 të mbajtur me 28 Janar të këtij viti të organizuar nga kjo Drejtori, ku me veprime të tilla jo vetëm që ulin poshtë vullnetin për sport por edhe nëpërkëmbet talenti i të rinjve dhe tërë opinioni sportdashës.
Në këtë eveniment të mbajtur, më të mirët si gjithherë u shpallen atletët e Klubit të Atletikës Rogana në kategorinë e femrave dhe të meshkujve si dhe trajneri i vitit 2015 u zgjodh nga Klubi i Atletikes Rogana, por për çudi në radhitjen e klubeve, klubi më i mirë u zgjedh Klubi i futbollit Bashkimi nga Koretini i cili bën gara në ligen e fundit të Kosovës. Ne si klub i urojmë suksese Klubit të Futbollit "Bashkimi" nga Koretini.
Reagimi ynë drejtohet në adresë të zyrtarëve për sport në Komunën e Kamenicës, se në bazë të cilave kritere zgjidhen dhe vlerësohen klubet, me çfarë rregullore dhe norma e kanë përcaktuar klubin më të mirë...?!
Si përgjigje se, Klubet dhe sukseset e tyre kanë vlerësuar në bazë të infrastrukturës që kanë ndërtuar, në rastin konkret klubi në fjalë paska rregulluar disa shkallë të stadiumit edhe pse këtë investim jemi në dijeni se e ka bërë komuna por kjo nuk qon peshë fare, sa është absurde se në çfarë kriteresh janë përzgjedhur klubet. kinse është përzgjedhur stadiumi për ndonjë lojë të rëndësisë së veçantë e jo klubi më i mirë.
Me kët përzgjedhje personat që janë përgjegjës për sport në Komunën tonë kanë shkelur kriteret dhe normat sportive ku rezultatet e një Klubi lider me vlera kombëtare dhe ndërkombëtare që ka Kosova në nivel shteti nuk zgjidhet klubi më i mirë në komunën prej nga vjen.
Për përgjegjësit e sportit në Komunën e Kamenicës të udhëhequr nga Agim Avdullahu e të cilit vazhdimisht i kanë penguar sukseset e KA "Rogana" duke u munduar ti minimizojë në vazhdimësi sukseset tona si duket detyrë kryesore e tij ka qenë pengimi e jo zhvillimi i vlerave sportive.
Këto vlerësime nuk i kontribuojnë zhvillimit të sportit e aq me pak krijimit të vlerave sportive.
Ne si Klub kërkojmë që Komuna dhe kjo Drejtori të krijoj kritere të mirëfillta profesionale mbi të cilat do të vlerësohen dhe shpërblehen sportistët dhe klubet.
Mirsad Kryeziu
Sekretari i Klubit të Atletikes Rogana