Rëndësinë e këtij projekti për Komunën e Kamenicës, përfaqësuesja e kësaj komune, zonja Venera Dërmaku – Rexha e shprehu si vijon:
„Ju po ndihmoni ata të cilët e kanë humbur çdo shpresë se në Kosovë mund të krijojnë një të ardhur për ta, e cila do t’u ndihmonte t’i mbulojnë shpenzimet jetike për ata dhe familjet e tyre“, pastaj vazhdoi ajo: „po të kishim më shumë projekte të tilla në Republikën e Kosovës, sot numri i autobusëve që po bartin kryesisht të rinj drejt Evropës do të ishte më i vogël, për të mos thënë ndoshta fare nuk do të ekzistonte ky fenomen“.Zonja Dërmaku – Rexha, por edhe përfaqësuesit tjerë që dolën në foltore falënderuan popullin zviceran për ndihmën e vazhdueshme që po i jep popullit të Kosovës në shtetndërtimin dhe zhvillimin e saj.(albinfo)