Moti

Vjosa Havolli nga Prishtina i kishte mbijetuar kancerit, por nuk kishte arritur ta përballonte pneumoninë, shkruan sot Koha Ditore.

Familja e 34-vjeçares po e akuzon Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) se ajo ka vdekur si pasojë e neglizhencës se mjekëve dhe e mungesës se oksigjenit në Klinikën e Pulmologjisë.

Motra e saj, Samira, ka rrëfyer se nëpër çfarë peripecishë kishte kaluar Vjosa gjatë qëndrimit në këtë institucion.

Përveç trajtimit të pandërgjegjshëm, Vjosës, sipas së motrës, i ishte ndalur oksigjeni me arsyetimin “se po shpenzon shumë e nuk kemi për gjithë pacientët”. Ajo ka thënë se mjekët i kishin thënë se duhej t’i nënshtrohej kimioterapisë, për të cilën barnat i kishin blerë në barnatore private. Mjekët në Onkologji, sipas saj, nuk i kishin thënë asnjëherë që të bënte fotografimin e mushkërive. Kimioterapia thotë se ia kishte shkatërruar mushkëritë.(Kohanet)

 
Top