Moti

Maurice Sinet, 86 vjeçar, është një karikaturist, i cili dikur ka punuar për Charlie Hebdo.

Në vitin 2008, ai ka shkruar artikuj dhe karikatura për martesën e djalit të presidentit të atëhershëm francez, Jean Sarkozy me trashëgimtaren hebre, Jessica Sebaoun-Darty,duke shkruar se “Sarkozy po martohej me Dartyn për t’u konvertuar në hebre për arsye financiare”.

Pas kësaj, ai akuzohej për antisemitizëm.

Redaktori i atëhershëm i revistës, Philippe Val e urdhëroi Sinet që të shkruante një letër kërkim-falje ose do të përballej me ndërprerje të kontratës, shkruante në vitin 2009 Telegraph, transhojnë medie të huaja.

Karikaturisti Sinet kishte deklaruar se “më përpara do t’i priste organet e tij gjenitale” se sa të kërkonte falje, andaj edhe u përjashtua nga puna.

Të dyja palët kanë ngritur padi dhe në vitin 2010, Sinet kishte fituar rastin, ku gjykata kishte urdhëruar 40,000 euro dëmshpërblim për ndërprerje të padrejtë të kontratës.

Mes tjerash, Sinet kishte raportuar për shumë kërcënime me jetë nga organizata dhe individë hebrenj. (Kohanet)

 
Top