Më shumë se 200 fotografi të Beyoncet që do të përdoreshin për reklamën e L’Orealit në vitin 2013, janë publikuar në internet nga një faqe e quajtur “The Beyonce World”, duke u treguar fansave se edhe këngëtarja është e njëjtë me njerëzit tjerë.
Super-ylli 33-vjeçar, i njohur për hitin “Flawless” shfaqet me një fytyrë natyrale dhe të paprekur nga Photoshopi, për dallim nga fotografitë tjera që janë publikuar deri më tani.