Moti

Sinani ka vizituar Hazir Mustafën fermer nga Rahovica për të cilin ka thënë se është stori e suksesit. Fermeri Mustafa aktualisht ka 59 krerë lopë dhe kërkesë e tij e vetme është ndihma nga Ministria e Bujqësisë dhe përmirësimi i rrugës.

 Ai në kuadër të një agjende të përcaktuar ka vizituar disa fermer, kryesisht stalla të lopëve dhe qumështore.

Sinani tha se këtë herë ka takuar vizituar fermën e Hazir Mustafës nga Rahovica e cila fermë edhe është storie e suksesit, të një punëtori të vyeshëm.

Sinani përmes facebookut tha se kërkesë e këtij fermeri të vyeshëm është realizimi i kontratës me Ministrinë e Bujqësisë dhe intervenimi në përmirësimin e rrugës. “Ferma e tij aktualisht numëron 59 krerë lopë dhe ne si komunë do të bëjmë çmos që ta ndihmojmë këtë sektor të rëndësishëm për popullatën tonë” shtoj Sinani.
 
Top