Dy të rinj në mes të ditës vendosën që të kryejnë një vjedhje: paratë në një xhami. Por, vepra e ligë e tyre u filmua nga kamerat e sigurisë, pamjet e të cilave i siguroi Klan Kosova.
Vjedhja u krye në xhaminë “Kaderie” në lagjen e Muhaxherëve në Prishtinë, pasi u fal namazi i drekës. Hajnat vodhën paratë e mbledhura nga besimtarët.
Vjedhja u kuptua nga imami kur shkoi të falë ikindinë. Mendohet se arka kishte diku rreth 100 euro.
Organet e rendit po punojnë në kapjen e dy të dyshuarve. /Klan Kosova/