Moti


Nënkryetari i Komunës së Kamenicës Fatmir Matoshi, takoi përfaqësueset e Shoqatës “Liria”,  Nazife Jonuzi- Drejtoreshë, Nora Haziri dhe Ibadete Ismaili- këshilltare. Në kuadër të Shoqatës punon edhe strehimorja për gratë që kanë dhunë në familjet e tyre.

Drejtoresha e Shoqatës Nazife Jonuzi gjatë prezantimit të punës së kësaj strehimore theksoi se pranojnë rastet për strehim të referuara nga policia dhe Qendrat për Punë Sociale.

Një numër i të strehuarave janë edhe nga Komuna e Kamenicës. Qëllimi i takimit ishte për të parë mundësitë që Komuna e Kamenicës të mbështes këtë strehimore me mjete financiare për funksionimin e saj.

Nënkryetari i Komunës Fatmir Matoshi i ka përgëzuar udhëheqëset e strehimores për punën e tyre dhe ka shprehur përkushtimin e institucioneve komunale të Kamenicës për të punuar pandërprerë në vetëdijësimin e qytetrëve si masë parandaluese për dhunën në familje.

“ Shoqëria jonë ka bërë hapa të dukshëm në respektimin e të drejtave të gjinive dhe duhet të angazhohemi fuqishëm që këtë ta bëjmë edhe në të ardhmen. Qelësi i parandalimit të kësaj dukurie është barazia ekonomike në mes të gjinive dhe një rol të veqantë për këtë luan implementimi sa më i mirë i ligjit për trashëgiminë familjare” tha nënkryetari Matoshi.

Përfaqësueset e Strehimores “Liria” do ti drejtohen me kërkesë zyrtare Komunës së Kamenicës, respektivisht Kuvendit Komunal që edhe Kamenica të participojë financiarisht për funksionimin e mëtejmë të strehimores

 
Top