Përgjegjësi i Shtëpisë së Komunitetit për personat me aftësi të kufizuara mendore Hajdin Krivaqa, me bashkëpunëtoret Kaltrina Berisha dhe Adelina Haxhiu janë pritur sot në takim nga Nënkryetari i Komunës së Kamenicës Fatmir Matoshi.
Temë e këtij takimi ishte infomimi i komunës për dhe punën e kësaj shtëpie të komunitetit.”Kjo Shtëpi është rajonale dhe kryen shërbime për disa komuna të Kosovës. Shtëpia ka 10 banorë të përhershëm të cilët kanë aftësi të kufizuara mendore dhe vijnë nga disa komuna të rajonit të Gjilanit.
Kjo shtëpi është nën mbikqyrjen dhe financimin e Ministrisë së Punës dhe Mirqenies Sociale – Departamenti i Mirqenies Sociale. Banorët janë nga të gjitja komunitetet, dhe nga ta 8 janë femra dhe dy meshkuj. Shtëpia përveq përgjegjësit ka edhe katër anëtar staf dhe tri roje që sigurojnë prezencën dhe mbiqkyrjen e banorëve gjatë 24 orëve” tha Hajdin Krivaqa.
Nënkryetari i Komunës së Kamenicës Fatmir Matoshi ka përgëzuar stafin e kësaj Shtëpie për punën dhe angazhimin e tyre.”
Përkujdesja ndaj atyre qytetarëve të cilët kanë mbetur pa askënd dhe për më tepër kanë aftësi të kufizuara mendore, përveq që është detyrë është edhe një humanizëm i madh, andaj keni gjithë respektin e institucioneve komunale për punën që bëni me këta qytetarë që kanë nevojë për ndihmën dhe përkujdesjen e shtetit të Koasovës.” Tha nënkryetari Matoshi
Në takim u fol edhe për bashkëpunimin e kësaj shtëpie me QKMF-në në Kamenicë dhe spitalin rajonal në Gjilan i cili u vlerësua si shumë i mirë. Poashtu u shqyrtuan disa ide që ky institucion të vizitohet edhe nga grupe të ndryshme përfaqësuesish të institucioneve.