Policia kufitare tek “Dheu i Bardhë” ka raportuar se në dalje nga Republika e Kosovës është ndaluar vetura “Reno” që drejtohej nga i dyshuari mashkull shqiptar shtetas i Serbisë.
Gjatë kontrollimit në veturë është gjetur dhe konfiskuar një shufër gome dhe një sprej ndërsa tek pasagjeri-i dyshuari po ashtu mashkull shqiptar shtetas i Serbisë është gjetur dhe konfiskuar një mjet i mprehtë thikë.
Nuk raportohet për të arrestuar. Me urdhër të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.