Pasaporta e re vështirë se do të ndryshojë nga e vjetra. “Pasaporta do të jetë e kuqe dhe kantonet do të vazhdojë të figurojnë në të”, thotë zëdhënësja e Fedpol, Myriam Stucki, për “NZZ am Sonntag”.
Do të ndryshojë, sipas Stucki, megjithatë karakteristikat e sigurisë dhe materiali. Sa u përket të dhënave personale, do të mbeten shenjat e gishtërinjve dhe një foto.
Pasaportat e vjetra mbeten të vlefshme. Në vit do të prodhohen sipas parashikimeve nga ana e Zyrës Federale të Policisë 590 mijë copë.(albinfo)