Moti

ATRC dhe Kuvendi i Komunës së Kamenicës hartojnë Rregulloren e Komiteteve konsultative për sigurimin e pjesëmarrjes së qytetarëve në vendimmarrje

14 Maj, 2015. ATRC në bashkëpunim me Kuvendin e Komunës së Kamenicës kanë mbajtur punëtori për hartimin e Rregullores së Komiteteve konsultative për sigurimin e pjesëmarrjes së qytetarëve në vendimmarrje.

Të pranishëm në këtë aktivitet ishin Nënkryetari i Komunës, Kryesuesi i Kuvendit, anëtarë të Kuvendit, zyrtarë të zyres ligjore, zyres për informim, zyres së shërbimit profesional, si dhe anëtarë të Komitetit konsultativ për pjesëmarrjen e qytetarëve në vendimmarrje të Komunës së Kamenicës.

Qëllimi i hartimit të kësaj rregulloreje është që përmes Komiteteve Konsultative të rris pjesëmarrjen e qytetarëve në procesin e vendimmarrjes në Komunën e Kamenicës, të ndikoj tek qytetarët dhe grupet e tjera të interesit të marrin pjesë aktive në procesin e vendimmarrjes për interes publik, të garantohet që të gjitha organet e Komunës së Kamenicës të gëzojnë legjitimitet dhe transparencë më të madhe, të jenë më efikase dhe t’i japin më shumë llogari qytetarëve të Komunës së Kamenicës, si dhe të sjellin vendimmarrjen më afër qytetarëve për të promovuar qeverisje të mirë dhe kushte të jetesës më të mirë për të gjithë qytetarët e Komunës së Kamenicës, duke i kushtuar kujdes përkatës nevojave të posaçme dhe brengave të komuniteteve jo shumicë në Komunën e Kamenicës. 

Gjatë punëtorisë pjesëmarrësit dhanë rekomandime rreth versionit fillestar të rregullores së përgaditur nga ATRC, e cila do të përcaktoj kompetencat, anëtarësimin, funksionimin dhe organizimin e punës, si dhe bashkëpunimin e Komunës me Komitetet konsultative.

Aktiviteti u mbështet nga OPIC, në kuadër të projektit “Qytetarë aktiv-Komuna të përgjegjshme dhe transparente”.

 
Top