Boksieri me prejardhje nga Kamnica , Gëzim Tahiri ka mposhtur boshnjakun Zeljko Bojiq në meçin që u zhvillua mbrëmë, në kategorinë deri në 90 kg, transmeton Klan Kosova.
Ai vjen nga Komuna e Kamenicës, ndërsa jeton në Austri.
Në 12 përballjet e fundit, Tahiri ka 11 fitore dhe vetëm një humbje. Dueli i mbrëmshëm i tij i ka paraprirë duelit kryesor që mbahet në shtator të këtij viti për titullin e Austrisë.
Meçi i mbrëmshëm ishte i pari pas një viti, prej humbjes që pësoi në Finlandë.