Në seancën e sotme të Kuvendit komunal, drejtori regjional i OBES-së z.Ulrich Biffar ndau mirënjohje për kryetarin e komunës z.Begzad Sinani, dhe kryesuesin e Kuvendit z.Bajram Dërmaku.
z.Biffar theksoi se Kuvendi është funksional vetëm nga mbështetja e fortë e kryetarit dhe ajo po vërehet me këtë qeverisje në komunën tuaj. Unë ju përgëzoj dhe uroj që të vazhdoni me këtë mbështetje edhe më tutje.
Kryetari Sinani falënderoi drejtorin regjional të OSBE-së z.Biffar për vlerësimin e tij për punën e qeverisjes komunale dhe Kuvendit komunal.
Ai tha së ky çmim nuk është meritë vetëm e kryetarit të komunës por është meritë e stafit të kryetarit dhe drejtoreve të komunës sonë, dhe delegatëve të Kuvendit të Kamenicës.
Kryetari Sinani tha “ Ne po bëjmë gjithçka që është e mundur për të përmisuar jetën e qytetarëve të komunës sonë”, veç tjerash tha kryetari