
Në rrugën Adem Voca të Mitrovicës, të shtunën pas mesnate, derisa policia ishte duke intervenuar në rast të rrahjes mes dy personave, është detyruar të arrestojë njërin prej tyre.
Mirëpo, gjatë arrestimit, dy zyrtarët policorë të përkatësisë etnike shqiptare, kanë pësuar lëndime trupore dhe njëri prej tyre është duke u trajtuar në QKUK Prishtinë, raporton Koha.net.
Policia bën me dije se i dyshuari, i përkatësisë etnike rome, është duke u intervistuar dhe gjendet në stacionin policor për të vazhduar me procedurat e parapara ligjore. (Koha.net)