
Nga Gani Sadiku për Rajonipress
Aktivitetet e shumta patriotike të shqiptarëve në robëri, më tepër se ideali ishin bërë nevojë, si dhe çështje jetike e ekzistenciale, për tu çliruar nga Serbia. Duke e imagjinuar shtetin si diçka hyjnore, apo si një krijesë që i shpëtonte nga shfarosja kolektive.
Shkrimet e historiografisë nga ana e historianëve të vendit, të cilët në mënyrë aspak reale kanë paraqitur luftërat e shqiptarëve gjatë periudhave historike, ka pasur diçka pozitive edhe pse jo realiste. Përmallimin, trimërimin dhe dalldisjen e shqiptarëve për tu qëndruar karshi okupatorëve .,! E kanë rritur lakminë e tyre për shtet duke sakrifikuar jetën dhe familjen për liri. Shqiptarët ishin ne gjendje të paguanin çdo çmim vetëm tu realizohet ëndrra e tyre shekullore.,!
Në periudhën e viteve '90 filloi grupimi i shqiptarëve rreth një bërthame, ku në epiqendrën e vet e kishte forcën kohezive e cila mbante të lidhur fort popullin. Në atë kohë u bënë hapat më të medhaj në unifikimin e e kombit, por ideatore i krejt kësaj ishte një klasë intelektuale së cilës i printe Ibrahim Rugova.! Në vazhdim të kësaj periudhe, më e rëndësishmja ishte, shkrirja e individuales në kolektive, që rrallë herë ka ndodhë te ndonjë komb ku me dëshirë bashkohet në kolektivitet.
Rezistencës i printe Rugova, që në të ardhmen do të bëhej jo vetëm prijës, por edhe idhull i shqiptarëve. Prijësi gjenial i shqiptarëve, e kuptoi me kohë pamundësinë e përballjes më Serbinë për dy arsye,; E para për shkak të reputacionit që gëzonte Serbia të cilin e kishte trashëguar nga Jugosllavia Titiste, dhe e dyta; për shkak të organizimit ushtarak që kishte ky shtet..,! Ai e dinte se historia e shkruar në të kaluarën mund të përsëritet sado e falsifikuar dhe e trilluar që ishte. Shqiptarët nuk e kishin as mundësinë dhe as gatishmërinë t`i rrekeshin luftës kundër Serbisë.,!
Rugova gjatë kësaj periudhe nuk kishte rreshtur së kërkuari ndihmën e SHBA-së dhe EU-së, por njëkohësisht edhe organizimin e formacioneve të vogla ushtarake me njerëz të besuar, që në të ardhmen do të mundë ta rrisnin rëndësinë apo "pazarin" e Kosovës, se sa mundësisë për tu përballur me armatën e Serbisë.! Fatkeqësia e shqiptarëve të Kosovës fillon në momentin kur nisin përçarjet në mes të krahut paqësor që udhëhiqej nga Rugova dhe krahut të luftës i cili në atë kohë ishte shumë mistik.,.
Populli duke e ndje urtësinë e Rugovës, por edhe duke e pa se kishte fituar përkrahjen ndërkombëtare, vendosi që në heshtje të përkrahë ideologjinë e tij, e cila për një kohë u duk se është dobësuar në masë të konsideruar. Mirëpo çka ndodhi.? Pas intervenimit të NATO-s, fituesi nuk kishte nevojë të paragjykohej, por dihej me saktësi. Menjëherë filluan të paraqiten grupe të cilat përgatiteshin të vinin në pushtet mbas luftës., A ishin këta krahu i luftës apo ishin hajdutët dhe profiterët, që përmes frikësimeve eliminimeve dhe shantazheve, dhe me një shkollë Staliniste tash më të mësuar mirë, u interesonte vetëm pushteti dhe jo shteti.
Këta aplikonin metodën e njejt siç bëri Enver Hoxha në vitin '45 për të ardhur në krye të Shqipërisë në emër të luftës kundër gjermanëve dhe italianëve. ( dihet mirë se shqiptarët i kanë pritë me lule edhe gjermanët edhe italjanët).
Pas luftës ishte shumë e vështirë qê populli i ndodhur nën euforinë e lirisë, ta kuptonte qëllimin e këtyre "diversantëve", që përkraheshin nga LPK-ja dhe një shtresë e "intelektualëve" që i "bashkonte" qëllimi, dhe jo ideali, siç do të trumbetohet më vonë.!
Mungesa e Ibrahim Rugovës, menjëherë pas luftës, ngjalli dyshimin e mundësisë së konsolidimit, edhe në radhët e bashkëpunëtorëve të tij, sepse grupi i diverzantëve, i kamufluar mirë pas kauzës së lirisë, dinte t`i përvetësonte mirë edhe meritat e luftës.
Pas kthimit të Rugovës, në Kosovë dhe pas mbajtjes së zgjedhjeve të para, ai i mundi bindshëm të ashtuquajturin krah të luftës, në mënyrën më demokratike të mundshme.,! Ky krah i "luftës" i tmerruar nga humbja, u fortifikuan në një organizatë ilegale dhe kriminale, të quajtur SHIK. Që si detyrë kishte eliminimin e njerëzve të devotshëm të LDK-së dhe bashkëpunëtorëve të ngushtë të Ibrahim Rugovës.! E pas vdekjes së Rugovës filluan kohët e errëta për shqiptarët e Kosovës, dhe merr fund epoka e orientimit pro perëndimorë e politikës kosovare.
Doli në shesh krahu i forcave të errëta që me vota të vjedhura i solli në pushtet një grusht hajdutësh, që në të ardhmen do të cilësohen si mortaja e zezë e Kosovës.,! Këta hajdut, të organizuar për një kohë prej pas luftës e deri nê vdekjen e Rugovës filluan me shpejtësinë e dritës ta kapin shtetin, e që ndihmoheshin nga SHISH-i dhe organizata tjera ilegale.! Në këtë kohë filloi një histeri kolektive e shqiptarëve dhe pajtimi nacional me tė keqen, sepse pushtetarët e "rinjë" apo ujqërit e vjetër" thirreshin në emër të kauzës së luftës.! Mirëpo që në fillim këta e huqën cakun e orientimit dhe organizimit të shtetit, sepse qëllimi i tyre nuk ishte shteti por pushteti. Të gjitha kombet e përparuara, identitetin kombëtar e ndërtojnë në histori të gjakut dhe traditës, ndërsa shtetin në vlera demokratike.
Mirëpo këta ishin bërë grusht, dhe me një marrëveshje të pashkruar por të kuptueshme, filluan ta shesin e grabisin pasurinë kombëtare, sepse u kishte ardhur koha, që vjen si një moment për secilin njeri që i paraqitet në jetën e tij, të bëhet i pasur me një "potez", të bëhet i famshëm me një fjali, dhe të zbuloj diçka për një moment. E këtë rast këta nuk do ta lëshonin, të këshilluar dhe ndihmuar nga "miq" jashtë vendit.