Shoqata Humanitare “SEJDI KRYEZIU” me seli në Zyrich të Zvicrës, është themeluar me 26.08.1998.
Pas një pauze disa vjeçare 2000-2014 me iniciativë të disa të rinjve Roganas që jetojnë dhe veprojnë në Zvicër dhe në vende Europiane, vitin 2014 me saktësisht me 17.05.2014 u riaktivizua duke mbajtur një mbledhje dhe duke zgjedhur një kryesi të përberë nga :
Kryesia E Shoqatës ne Zvicër
• Ardian Mumin Rudhani
• Shaip Shefki Kryeziu
• Besnik Bektesh Thaqi
• Miftar Zeqirja Morina
• Zeqirja Mehmet Rrudhani
• Agron Nazim Rrudhani
• Avdulla MalëKryeziu
• Muhamet Ilmi Kryeziu
• Mevlan Ekrem Kryeziu
Kryesia e nëndegës Roganë
MIRSAD MUSA KRYEZIU
PETRIT XHEVDET KALLABA
BURIM AVNI KRYEZIU
RINOR TASIM RRUDHANI
HETEM ISA GECI
Këshilli mbikqyrës
XHEVAT IBRAHIM KRYEZIU
GANI RAIF KRYEZIU
Aktivitete e shoqatë “ SEJDI KRYEZIU” për një vite kalendarik janë : investim në Xhaminë e fsh.Roganë , shpërndarja e ndihmave për familje në nevojë, investime në meremetimin e parkut të dëshmorëve “SELVER & EMIN KRYEZIU” , investime ne meremetimin e disa klasave dhe sallës së arsimtarëve në shkollën fillore “METUSH KRASNIQI” Roganë, investime dhe në ndihme për klubin e Atletikes “ROGANA”, meremetimin e një shtëpie për një familje, rregullimin e dy shtëpive që parashihet të filloje së shpejti.
Shoqata humanitare sot numëron afër 80 anëtar qe paguajnë anëtarësinë nga 120fr për vite.
vlejnë të theksohet se ne shoqatën humanitare ka edhe disa firma qe janë direkt sponsor te shoqatës ,
Gjithashtu kemi edhe anëtar që me vete dëshirë paguajnë edhe me tepër se qe është e rregulluar me status te shoqatës.
Shoqata humanitare ne total per një vit kalendarik 2014-2015 ka investuar dhe ndihmuar familjet në nevojë me një shume prej 20mije franga zvicerane.
Aktivitet në te ardhmen parashihen te behën në shumë fusha, si në punësimin e disa punëtoreve për mirëmbajtën e fshatit dhe hapësirave te gjelbëruara, stimulim per nxënës të dalluar, stimulim per aktivitete rinore që kane te bëjnë me organizime në Roganë etj.
Shoqata humanitare “ SEJDI KRYEZIU” është diçka shumë transparente duke bërë gjithçka publike përmes WEB-FAQES www.rogana.net ku aty gjithçka është e publikuar si pagesa e anterisë, pagesa e sponsorëve, aktivitete dhe investime etj.
Dhe përmes kësaj faqe te gjithë ata qe janë te interesuar te dine ose te jene pjesë e shoqatës tonë mund të na kontaktojnë .
Qëllimi I shoqatës humanitare “ SEJDI KRYEZIU” eshte mbajtja e lidhjes shpirtërorë me atdheun dhe ndihma direkt e fshatit Roganë.
Kryesia e shoqatës humanitare “ SEJDI KRYEZIU” Falënderon të gjithë ata që kontribuuan me vite të tëra dhe vazhdojnë të kontribuojnë për të mirën e fshatit tonë Roganë.
Një ashtu shpreh falënderime te veçanta për TV KAMENICA për interesimin e aktiviteteve tona që jemi duke bëre. Me respekt kryesia e nëndegës së shoqatës humanitare “ SEJDI KRYEZIU” Roganë 18.05.2015 .