Moti

Shkolla fillore e mesme e ulët "Metush Krasniqi" Roganë dje kremtoi ditën e shkollës dhe 70 vjetorin e themelimit të saj.
Të pranishëm ishin:drejtoria e arsimit, mësimdhënës,prindër e nxënës.

Lidhur me historikun dhe aktivitetin e shkollës fjalën e mori drejtori i shkollës Bajram Kallaba.

Të pranishmit i përshëndeti me një fjalë rasti drejtori i DKA-së Agim Shkodra, ku në emër të kryetarit te komunes Begzad Sinani iu uroj ditën e shkollës.

Gjithashtu u mbajt një program i larmishëm nga nxënësit e shkollës.

 
Top