Moti

Në mbledhjen e radhës të Bordit të Drejtorëve komunal të Kamenicës, të ftuar nga kryetari Begzad Sinani, drejtorët kanë shpalosur punën që kanë realizuar gjatë muajve të kaluar. Pas shumë diskutimeve rreth punëve të kryera në komunën tonë, kryetari Sinani tha se jemi në rrugë të mirë për realizimin e projekteve prioritare.

“Jemi në rrugë të mirë pasiqë jemi në rrjedha të listës së projekteve prioritare. Duhet që të jemi të gjithë aktiv për përfundimin e projekteve që i kemi të planifikuara për këtë periudhë kohore”, tha kryetari Sinani.

Pasi po afrohen edhe muajt e bashkëvendëseve tanë nga diaspora, kryetari Sinani kërkoi nga drejtori i Administratës që të zgjatet orari i punës, në mënyrë që qytetarët e komunës sonë të kenë shërbime sa më cilësore.

Në këtë takim u diskutua edhe mirëmbajtja e mirë e hapësirave gjelbëruese nga drejtoria Për Shërbime Publike, dhe angazhimi sa më i mirë në zonat rurale dhe urbane i ndriçimit publik.

 
Top