Moti


                                                                           
Kryetari i komunës Begzad Sinani së bashku me përfaqësuesit e Organizatës Helvetas (S4RE)  kanë vizituar disa biznese që janë përfituese nga projekti “Aftësitë për punësim rural “nga Helvetasi dhe Komuna. 

Gjatë kësaj vizite kryetari  Sinani ka vizituar një punëtori të bletarisë dhe disa biznese të rrobaqepësisë, Në këtë rast kryetari Sinani tha “Është brengosëse për kryetarin numri і madh і të papunëve kryesisht të rijnë , ne së bashku më partnerët tonë po bashkëpunojmë me qëllim që të ju krijojmë kushte sa më të mira në zhvillimin e blegtorisë, bletarisë, turizëm malor sepse komuna e jonë ka një terren shumë mirë për zhvillimin e këtyre veprimtarive”, Shtoi sinani

Në mesin e përfituesve nga Helvetas është bletari Bajram Bajrami, ai thotë se ka filluar veprimtarinë me një bletë dhe tani ka 1200 bletë. Ai falënderoj  Helvetasin dhe organet komunale për përkrahje që po і bëhet bletarëve në komunën tonë.

Përfitues e projekteve është Ibadete Sermaxhaj e cila ka përfituar makina për qepje dhe me atë ju ndihmon nxënësve që të bëjnë aftësimin profesional.


Qëllimi i projektit “Aftësitë për punësim rural “, është zvogëlimi i varfërisë në zonat rurale të Kosovës, përmes rritjes së mundësive për punësim dhe rritjes së të ardhurave. Kjo do të arrihet duke adresuar të dyja anët e tregut të punës (ofertën dhe kërkesën) – duke stimuluar zhvillimin ekonomik lokal (kërkesa) dhe përmirësimin e aftësive të popullatës lokale (oferta). 

Në fokus do jenë të rinjtë, gratë dhe minoritetet.
Projekti APR synon përfshirjen e gjithë komunitetit, për të trajtuar problemet dhe vështirësitë e papunësisë. Projekti zbatohet nëpërmjet shërbyesve lokal (këshilltarët lokal), të cilët identifikojnë përfituesit dhe ofrojnë zhvillim të aftësive; si dhe angazhimin e tyre me sektorin privat.
Projekti përdor 3 strategji kryesore të ndërhyrjes:

1. Ngritja e kapaciteteve të të rinjve të papunë (meshkujve dhe femrave) përmes programeve të trajnimit dhe ngritjes së aftësive, të lidhura me mundësitë e sektorit privat.

2. Bashkëpunimi me bizneset ekzistuese për të rritur punësimin dhe të ardhurat nëpërmjet zhvillimit të aftësive dhe të biznesit.

3. Ndërlidhja e furnizuesve të vetë-punësuar të lëndës së parë (bujqësore dhe të tjera) me blerësit vendorë dhe rajonalë.

Projekti do të zbatohet nga viti 2013 deri në vitin 2015 dhe financohet nga HELVETAS Swiss Intercooperation përmes departamentit për mbledhjen e fondeve, si dhe nga fondacionet private Julius Baer (Zvicër) dhe Medicor (Lihtenshtajni). për më shumë http://helvetas-ks.org/s4re/
 
Top