Moti

Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur, dhe partnerët e saj të shoqërisë civile, po vazhdojnë me fushatën për liberalizimin e vizave të filluar ne prill të këtij viti, me letrën dërguar përfaqësueses së Lartë të Bashkimit Evropian, Federica Mogherinit, Komisionerit Johannes Hahn dhe Komisionerit Dimitris Avramopoulos.

Me këtë fushatë, organizatat e shoqërisë civile i drejtohen autoriteteve të Bashkimit Evropian dhe Qeverisë së Kosovës.

Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur, dhe partnerët e saj të shoqërisë civile,do të vendosin një pikë statike në Gjilan dhe dy pika lëvizëse një në Kamenicë dhe një në Viti ku qytetarët e Anamoravës do të kenë mundësi për dy jave te nënshkruajnë peticionin  për liberalizimin e vizave.
Qytetarët përveç nënshkrimit te peticionit do te kenë mundësinë qe përmes  plotësimit te kartolinave te i drejtohen drejtpërdrejte si dhe te shprehin mendimin e tyre,Përfaqësuesit Special të  Bashkimit Evropian në Prishtinë, Samuel Zhbogar, dhe Ministrit për Integrime Evropiane Bekim Çollakut.
Teksti i këtij peticioni, që pritet të nënshkruhet nga shumë qytetarë do të jetë ky:
" Ne qytetarët e nënshkruar në këtë peticion jemi të bindur se izolimi i Kosovës i imponuar me viza Shenghen, tashmë ka filluar t'i ndikojë negativisht të gjitha lëvizjet në shoqëri, dhe të le gjurmë të pakthyeshme në proceset zhvillimore që aq shumë na duhen.

Kufizimi i lëvizjes së lirë, i vendeve Evropiane brenda Evropës, është një paradoks i kohës, sidomos sot, kur globalizimi e ka përfshirë çdo skutë të jetës, dhe e pamundëson zhvillimin normal atëherë kur nuk ka liri të lëvizjes.

Kërkojmë nga autoritetet e Bashkimit Evropian, si dhe nga Qeveria e Kosovës që sa më parë t'i krijojnë kushtet për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës. BE-ja duhet të na trajtojë ashtu si i ka trajtuar vendet tjera në rajon, ndërsa qeveritarët tanë duhet t'i plotësojnë kriteret e vendosura me më shumë vullnet dhe vendosmëri.

Nëse duam më shumë zhvillim ekonomik, edukim cilësor, shëndet publik, këmbim kulturor dhe sportiv, e sidomos nëse duam më pak Kosovar që duan të migrojnë, atëherë jemi të bindur se duhet liberalizuar vizat Shengen sa më parë!".

Në ftohen të gjithë qytetaret e Anamoravës qe nga gjysma e muajit Korrik, ne një numër sa më te madh  te dalin dhe te nënshkruajnë peticionin për Liberalizimin e Vizave për të gjithë qytetarët e Kosovës.

 
Top