Sot është mbajtur takimi i punës së grupit drejtues dhe grupit punues për mobilitetitin në Komunën e Kamenicës me mbështetjen e Projektit DEMOS nga HELVETAS.
Draftin e parë e kanë prezantuar Zyrtari i Qarkullimit Rrugor Hysen Jerliu dhe drejtori i Shërbimeve Publike dhe Inspeksionit Faton Jakupi.
Nënkryetrari i Kamenicës Fatmir Matoshi, ka folur për rëndësinë e këtij projekti dhe ka përshëndetur punën e bërë deri më tash dhe mbështetjen e dhënë nga DEMOS.
“Është mirë që në kuadër të këtij plani të parashohim projekte trë cilat janë të realizueshme përsa i përket mobilitetit në qytet ndërsa të japim idetë dhe vizionin tonë për lidhjen e Kamenicës me Komunat e tjera.
Shtigjet e çiklistëve kanë një rëndësi të veqantë si për ruajtjen e ambientit ashtu edhe për mundësitë më të mira që mund të gëzojnë qytetarët e Kamenicës. Viti 2017 mund të jetë viti i realizimit të shtigjeve të çiklistëve, ndërsa duhet kushtuar një kujdes të veqantë edhe parkingjeve dhe sinajlistikës rrugore në qytet.
Kryetari Sinani dhe e gjithë udhëheqja e Komunës së Kamenicës janë të interesuara që sa më mirë të kryhet ky projekt dhe u jemi mirënjohës DEMOS-it për mbështetje” ka thënë nënkryetari Matoshi.
Për kapitullin e parë kanë folur edhe përfaqësuesit e DEMOS-it duke shprehur gatishmërinë që të ndihmojnë edhe në kapitujt e radhës. Ermira Salihu nga DEMOS ka thënë se në kapitujt e radhës do të precizohen gjërat konkretisht dhe do të përfshihen edhe kostot financiare.
Grupi punues është dakorduar edhe për agjendën e punës për të ardhmen.