Moti

Sot është bërë hapja e panairit të prodhimeve lokale.
Kryetari i komunës, z.Begzad Sinani ka bërë hapjen e panairit të organizuar nga drejtoria për zhvillim ekonomik dhe diasporë.

Kryetari Sinai tha se për herë të parë po mbahet një panair i prodhimeve vendore lokale.
“Komuna e Kamenicës ka një pozitë gjeografike shumë të mirë për bujqësi, blegtori e bletari, andaj ju kisha sugjeruar të gjithë familjarëve që jetojnë në diasporë të investojnë në Kamenicë dhe të përfitojnë shumë familje nga hapja e vendeve të reja të punës”, ka thënë Sinani.

Pas vizitës të produkteve nga prodhuese të ndryshëm nga komuna jonë, Sinani falënderoi bashkëpunëtorët që ndihmuan për sponzorimin e panairit lokal.

Panairi do të jetë i hapur deri në ora 22:00.

 
Top