Moti

Të mërkurën e javës së ardhshme, kryetari i Kamenicës, Begzad Sinani bashkë me drejtues të tjerë të Komunës, do të zhvillojnë një takim të hapur me kamenicasit që jetojnë dhe veprojnë në Diasporë. Tubimi organizohet nga OJQ “Fortesa”, në kuadër të projektit “Kamenica mirëpret bashkatdhetarët” i mbështetur nga Ministria e Diasporës.

Sot në mëngjes, kryetari Sinani u takua me përfaqësuesit e “Fortesës” për të diskutuar për Tubimin me Bashkatdhetarët, ku tema bisede do të jenë; roli dhe rëndësia e Diasporës, gjendja e përgjithshme në Kamenicë dhe mobilizimi i administratës për shërbime efikase ndaj mërgimtarëve.

 
Top