Moti

Të martën Komunën e Kamenicës do ta vizitoi Ansambli i këngëve dhe valleve “Nakem” nga Bursa e Turqisë.

Ky Ansambël përbëhet nga një grup prej 35 antarësh, dhe në mbrëmje nga ora 20:30 do të performojnë me valle në Sheshin “Metush Krasniqi” në Kamenicë.

Gajtë ditës Ansambli “Nakem” do të pritet nga Kryetari i Kamenicës Begzad Sinani, Nënkryetari Fatmir Matoshi dhe drejtoresha e Kulturës Venera Dërmaku – Rexha.
Gjithashtu ky ansambël do të takohet edhe me Ansamblin “Albana” nga Kamenica.

Antarët e Ansamblit “Nakem” janë fëmijë të shqiptarëve të shpërngulur në Turqi.

 
Top