Moti


Nënkryetari i Komunës së Kamenicës Fatmir Matoshi ka thënë përmes “fb” se palestra e sporteve në Kamenicë në fund të vitit 2015 do të jetë e gatshme për të zhvilluar ndeshje sportive, ku me këtë rast  edhe i ka  uruar qytetarët e komunës, e në veçanti të gjithë sportistët

Ja postimi i plotë

Pas angazhimeve të marra nga Kryetari Begzad Sinani, rreth përfundimit të Palestrës së sporteve në Kamenicë dhe takimeve të shumta në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, kamë kënaqësinë të njoftoj se tashmë është shpallur tenderi për fazën e fundit të punëve brenda objektit të palestrës dhe deri në fund të këtij viti ky objekt do të jetë i gatshëm për të zhvilluar ndeshje sportive në të. Urime të gjithë qytetarëve të Kamenicës dhe në veçanti të gjithë sportistëve Kamenicas.

 
Top