Pas një aktivizimi rinorë në Komunën e Kamenicës, bëhet hapja e Kuvendit të Rinjve në Komunën tonë. Fillimisht ditë më parë ishte bërë përzgjedhja e anëtarëve përmes një konkursi publik.
Ndërsa dje (10 gusht) në mënyrë ceremoniale u themelua Kuvendi i të Rinjve ku prezent me këtë rast nga Kuvendi i të Rinjve të Kosovës ishin: Kryetarja Deniza Limani, Sekretari Enis Reçica, Deputetët Armend Ahmeti, Donita Hyseni dhe Ilmije Kamishi.
Prezent nga institucionet komunale ishin: Kryetari i Komunes, përfaqësues nga Drejtorati i Kulturës dhe Arsimit, përfaqësues nga partitë politike, OSBE-së dhe orgabizata të ndryshme jo qeveritare.
Të drejtë vote kishin 21 deputët, për ti votuar 2 kandidatët për kryetar pra për Ardita Sopin dhe Selim Shabanin
Epilogu përfundimtar shpalli fitues/e Ardita Sopin, me 15 vota dhe 5 vota për Selim Shabanin dhe 1 votë e pavlefshme.
(Kuvendi i të Rinjve të Kosovës)