Pacolli: Serbia nuk po e respekton marrëveshjen për lëvizje të lirë
Udhëheqësi i Byrosë Kosovare të Sigurimeve, Rrahim Pacolli është shprehur se marrëveshja për lëvizje të lirë nuk është duke u respektuar nga pala serbe.
Ai ka shkruar në Facebook se do të kërkon nga ndërmjetësuesit e BE-së që të ndërmarrin masa ndaj palës serbe.
Ky është postimi i plotë i tij në Facebook:
Për të parë prej së afërmi mbarëvajtjen e punës në vendkalimet kufitare , në veçanti zbatimin e marrëveshjes për lëvizje të lirë Kosove-Serbi, sot vizitova pikën kufitare në Merdarë. Sipas informative që kam, marrëveshja është duke u zbatuar edhe ne pikat e tjera kufitare në Kosovë.
Meqenëse pala serbe nuk po e zbaton marrëveshjen me përpikëri , u bëj thirrje ndërmjetësuesve të BE-së që të ndërmarrin masa ndaj palës serbe për mos zbatim të plotë të marrëveshjes. Qytetarët e Kosovës nuk duhet të detyrohen të bartin targat e përkohshme “Prova” kur hyjnë në territorin serb.
Në rast se marrëveshja nuk zbatohet në mënyrë reciproke, i bëj thirrje Qeverisë së Kosovës që të bëj përgatitjet e nevojshme në mënyrë që nga 1 Shtatori 2015, edhe qytetarët serb të detyrohen të bartin targa të përkohshme kur hyjnë në territorin e Kosovës./Indeksonline/