Moti

Policia e Kosovës për afro një muaj është në kërkim të personit me emrin Agim Madani nga Tropoja e Shqipërisë, pasi ky i fundit është i dyshuar për Veprën Penale “Vrasje në Tentativë”.

Ai me datë 14.07.2015 rreth orës 03:00 në fshatin Gorozhdec të Komunës së Pejës, kishte sulmuar patrullën policore të Stacionit Policor në Pejë.

Policia e Kosovës në rajonin e Pejës, bazuar në urdhëresën e Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Pejë, konform Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës, publikon fotografinë e personit Agim Madani nga Tropoja.

Ndërkohë, policia bën kërkesë nga qytetarët që të bashkëpunojnë me qëllim dhënien e informatave, në mënyrë që sa më shpejtë të bëhet kapja e personit në fjalë.

Publikimin i identitetit dhe fotografisë së personit të dyshimtë të lart cekur bëhet me qëllim të bashkëpunimit dhe ofrimit të informatave nga qytetarët e rajonit të Pejës dhe me gjërë, në mënyrë që të bëhet kapja e këtij personi të dyshimtë nga Policia e Kosovës.

Kështu që kërkojmë nga qytetar të vendit që nëse vërejn apo kanë informata që na shpiejn tek vendi ku qendron apo lëvizë ky person mund të na kontaktojnë në këta numra të telefonit 192 (pa pagesë) dhe 039 432 327”, thuhet në komunikatën për media.

 
Top