Moti

Dejtori i Agjencisë Kundër Korrupsionit, Hasan Preteni, beson shumë se zyrtarët e lartë shtetërorë mund të arrestohen për korrupsion.

“Duhet të besoj që do të ketë arrestime të zyrtarëve të lartë. Nuk është viti 2015 sikurse viti 2006. Duhet të ketë sukses në këtë drejtim. Nuk jam i kënaqur që këto punë nuk po i rregullojmë vet”, tha Preteni në emisionin “Euro Tribuna” në televizionin Tribuna Channel.

Sipas tij, korrupsioni më i madh bëhet brenda du muajve të fundit të vitit.

“Në dy muajt e fundit të vitit bëhët më së shumti korrupsion sepse nuk ka planifikim dhe aty bëhen keqpërdorime. Duhet të respektohet legjislacioni në fuqi në mënyrë që të mos ketë keqpersorime”, nënvizo ai.

Preteni tha se institucioni që ai e drejton, ka paraqitur 1300 raste me emra të zyrtarëve shtetëror, por sipas tij, nuk kanë rezultuar me aktakuza të fuqishme.

“Nuk e kemi asnjë sukses në luftë kundër korrupsionit dhe nuk kemi të dhëna të saktë deri me tani. Shumë pak zyrtarë të lartë janë në burg. Më shumë se 1300 emra të zyrtarëve dhe më shumë se 600 kallëzime penale i kemi dërguar në prokurori. Të gjitha këto nuk po rezultojnë me aktakuza të fuqishme”, deklaroi Preteni.

Ai është shprehur se vetëm në këtë vit deri me tani janë stopuar 33 tender për keqpërdorime.

“63 tender janë stopuar vitin e kaluar, kurse në këtë vit deri me tani janë 33 tender i kemi stopuar. Qysh në fillim akordohen se kush do ta fitojë këtë tenderë. Këto janë probleme të mëdha, cdo publikim që ka elemente diskriminuese ne angazhohemi që gjithçka të shkoi mirë”, tha Preteni.

Sipas tij, populli në Kosovë nuk e don vendin e vet.

“Nuk e donë vendin e vet, nuk e kanë vullnetin që t’i lajmërojnë rastet e korrupsionit”, tha ai për Tribuna Channel.
 

 
Top