Moti

Në Roganë, përfundoi turniri tradicional në futboll të vogël, i cili iu kushtua 16 vjetorit të rënies ,dëshmorëve të kombit  “Selver dhe Emin Kryeziu. Kryetari komunës, së bashku  me  prindërit e dëshmorëve, Selver dhe Emin  Kryeziut, para fillimit  ndeshjes  ia dorëzoi mirënjohjet  atyre  që kishin  kontribuar  me vite në organizimin këtij turniri, si edhe sponsorëve të shumtë.

Nga 27 ekipe që kishin marrë pjesë në  finale  u ndeshen  ekipi nga Rogana "Besiani” dhe  “XXL” nga Petriti. Ekipi nga  Petriti, u bë  pronar  i kupës  duke mundur ekipin vendas me rezultat 7:0.

Kupën fituesit  ia  dorëzoi kryetari i komunës z.Begzad Sinani, i cili përgëzoi  ekipet finaliste për lojën e bukur  që e treguan  në finale, ai  poashtu i falënderoi organizatorët e këtij turniri, si dhe shprehu gatishmërinë e komunës për mbështetje financiare edhe në vitet tjera.

Ideja  për organizimin e këtij turniri ka lindur më 2003, nga rinia  Roganase, që nga ajo kohë,  turniri ka shënuar afirmim, duke i kaluar kufijtë e fshatit dhe komunës, njëherit  u bë turniri  më i madh në Anamoravë që mbahet në këtë kohë,interesimi për pjesëmarrje  gjatë  këtyre  viteve vazhdimisht  shtohej,përveç ekipeve nga  komuna e jonë,  në  këtë  turnir  kishin marrë  pjesë edhe ekipet nga: Prishtina, Ferizaji, Gjilani,Presheva , Bujanoci , ndërsa këtë vit, ishte pjesëmarrës edhe një ekip nga Shkupi.

Bashkatdhetarët që po kalojnë  pushimet në vendlindje, me kënaqësi  e përcollën  këtë  aktivitet sportiv, duke kaluar qaste të këndshme dhe takime  me shokë e miq.
Madhështore  e bëri  finalen numri i madh i shikuesve,mbi tremijë, loja e bukur dhe fer, dhe pa incidente.

 
Top