Klubi futbollistik Kika që ditë më parë paralajmëroi kthimin në garat që organizohen nga FFK-ja ka marrë leje që të luaj.
Pasi aplikimit në FFK kjo skuadër ka marr dritën e gjelbër për të vazhduar më tutje ndërsa në këtë kampionat do të bëjë gara në Ligën e Dytë, shkruan Gazetaolle.com.
Kika ditë më parë ka luajtur dhe ndeshjen e parë miqësore kundër qytetarëve që jetojnë në Diasporë dhe ndeshje përfundoi 1:1.
Kika në periudhën e pavarësimit të futbollit ishte njëra prej skuadrave më të forta në Kosovë, ndërsa në vitin 1993 kishte dal nënkampion i Kosovës, duke humbur në penallti nga Trepça.(Gazetaolle)