Kryetari Sinani dhe nënkryetari Matoshi, pritën sot në takim zëvendës shefin e misionit të Këshillit të Evropës në Kosovë, Andrew Forde dhe koordinatorin e projektit për Evropen Juglindore Emir Adzovic.
Në këtë takim u diskutua për bashkëpunimin mes Komunës së Kamenicës dhe Këshillit të Evropës – Misioni në Kosovë në përgjithësi dhe për implementimin e Projektit “Promovimi dhe mbrojtja e të drejtave të minoriteteve në Evropën Juglindore” në veqanti.
Kamenica është ndër katër komunat përfituese të këtij projekti në Kosovë, dhe në mesin e 36 komunave përfituese në Evropën Juglindore.
Realizimi me sukses i këtij projekti është biletë për projekte të tjera më të mëdha dhe më të rëndësishme u tha në këtë takim.
Zyrtarët e Këshillit të Evropës thanë se Kamenica ka aplikuar dhe është shpërblyer për shkak të projektit shumë të mirë që ka ofruar, ndërsa Kryetari Sinani u zotua se ky projekt do të zbatohet në mënyrën më të mirë të mundshme.
Në takim ishte i pranishëm edhe menagjeri i prokurimit Ejup Kastrati.