Moti

KR në Kamenicë nuk është pajtuar me shpalljen e tenderit për blerjen e veturave. Dega e AKR-së është plotësisht kundër që tani të shpallet tender për blerjen e veturës, përderisa nuk janë shpallur ende tenderët për asfaltimin e rrugëve dhe ndërtimin e rrjetit të kanalizimeve, të parapara me buxhetin 2015 dhe për të cilat nevojiten përveç tjerash edhe kushte të mira atmosferike që të realizohen thuhet në reagimin e degës së AKR-së.

Fatmir Matoshi duke ju përgjigjur interesimit dhe shqetësimeve të anëtarëve të AKR-së dhe disa nëndegëve, rreth informacionit se Komuna e Kamenicës do të shpenzoj buxhet për blerjen e veturave të reja, ka sqaruar dhe reaguar duke thënë. “Para aprovimit të buxhetit të vitit 2015, në shtatorin e vitit të kaluar, delegatët e AKR-së dhe Kryetari i Degës, kemi mbajtur konsultime paraprake dhe kemi propozuar shkurtimet buxhetore në disa kategori, duke përfshirë edhe largimin e blerjes së një veture nga buxheti komunal”. 

Këto propozime ja kemi bërë të ditura edhe partnerit tonë qeverisës PDK-së. Para seancës kur do të votohej buxheti kemi zhvilluar një takim edhe me Kryetarin e Komunës ku i kemi bërë të ditura qëndrimet tona për buxhetin. Në takim jemi pajtuar që ndryshimet të bëhen dhe shuma prej mbi 100.000 eurosh nga këto ndryshime të përdoret për projekte të infrastrukturës. 

Në seancën e Kuvendit Komunal të muajit shtator 2014, në emër të AKR-së këto ndryshime i ka paraqitur shefi i grupit të këshilltarëve të AKR-së. Buxheti është votuar me ndryshimet e paraqitura. Prandaj për Degën e AKR-së në Kamenicë është e paqartë se me cilat mjete po blihet tani veturë e re. 

Për më shumë Dega e AKR-së është plotësisht kundër që tani të shpallet tender për blerjen e veturës, përderisa nuk janë shpallur ende tenderët për asfaltimin e rrugëve dhe ndërtimin e rrjetit të kanalizimeve, të parapara me buxhetin 2015 dhe për të cilat nevojiten përveç tjerash edhe kushte të mira atmosferike që të realizohen thuhet në reagimin e degës së AKR-së.

 
Top