Moti


Sot (12.09.2015), Lëvizja Vetëvendosje mbajti tubim me qytetarë në fshatin Koretin për të informuar nga afër banorët e këtij fshati për marrëveshjen e Brukselit mbi Asociacionin e komunave serbe në Kosovë

Glauk Konjufca, Deputet i Parlamentit të Kosovës, ndër të tjera tha se "Zajednica" e defunksionalizon Republikën e Kosovës dhe është momenti i ndaljes së saj me protesta e demonstrata, në mënyrë që të evitohet ky paralizim i shtetësisë së Republikës së Kosovës dhe është momenti i largimit nga pushteti i atyre që i tradhtuan interesat kombëtare,

 Ndërsa Hysen Durmishi drejtor në Drejtorine e Infrastruktures në Prishtine tha se është momenti që ta pengojmë tani"Zajednicën" me demonstrata e mos ta lëm për brezat e ardhshëm të cilëve do t'iu duhet të hyjnë në luftë për ta larguar këtë të keqe që po ia sjellin Republikës së Kosovës, Isa Mustafa e Hashim Thaçi duke bërë pazare për interesa të tyre në kurriz të Kosovës.

 Koordinatori i Lëvizjes Vetëvendosje në Kamenicë, Bajram Mavriqi, tha se të gjithë duhet të angazhohemi bashkërisht që të informohen të rinj e të vjetër, burra e gra, mbi përmbajtjen dhe dëmet që i shkakton "Zajednica" Kosovës, ashtu që të ngrisim vetëdisimin qytetar për të reaguar në këtë fazë të formimit të Zajednicës, duke u bashkuar të gjithë së bashku në sheshet e Prishtinës për të rrëzuar Zajednicën, e që rrëzimi i Zajednicës të ndodh, duhet rrëzuar ata që pranuan atë, duhet rrëzuar qeverinë shkatërruese të Republikës së Kosovës, të cilës i prinë Isa Mustafa e Hashim Thaçi!

 Në këtë tubim të gjithë ishin të pajtimit se duhet bërë e pamundura që ti thuhet JO Zajednicës!


 
Top