Reagimi i plotë dhe i pa edituar i Grupit të asambleistëve të LDK-së në Kuvendin Komunal Kamenicë:
Kuvendi Komunal i Kamenicës në mbledhjen e mbajtur dje më 29.09.2015 me propozimin e pozites ( koalicionit) propozoj që buxheti Komunal të shtuhet mos të aprovohet, buxhet të cilin vetë e ka propozuar kjo qeverisje Komunale pasi që I ka kaluar të gjitha proceduarat ligjore e që sipas tyre për shkak të buxhetit të vogël që është për komunen tonë.
Por buxheti i Komunave nga Qeveria e Kosovës ndahet në bazë të kritereve gjë për të cilen udhëheqja Komunale ankohet duke mos kontestuar se cili kriter është shkelë dhe në cilën fushë është dëmtuar Komuna e jonë, por vetëm duke bërë krahasime me Komuna të tjera.
Qëndrimi i LDK-së ka qenë që buxheti të shqyrtohet dhe propozimi konkret ka qenë që të ulet buxheti për madhëra dhe shpenzime dhe të buxheti për subvencione që të rritet buxheti për investime kapitale. Me buxhetin e propozuar Komuna e jonë ka vetëm 351 mijë euro investime kapitale që për komunë e kamenicës është buxhet mjaftë I vogël. Kjo qeverisje Komunale duhet të largohet nga luksi I tepruar nga keqëpërdorimet qe bëhen me përdorimin e veturave zyrtare që vetëm në vitin e kaluar janë blerë tri vetura në vlerë prej 50 mijë euro, dhe këtë vitë është në procedurë blerja e një veture tjetër në vlerë prej 18 mijë eurove. Kët vetura dhe të tjera për asnjë ditë të vetme nuk gjenden në parkun e Komunes por përdoren për nevoja përsonale të zyrtarëve komunal.
Në Komunën e Kamenicës janë me dhetëra punëtor më kontratë në vepër që nga fillimi I mandadit të kësaj qeverisje, rritja e punëtorë në arsim pa kritere dhe pa konkurse duke punusuar familjar të zyrtarëve Komunal edhe pse numri I nxenësve perditë shkon drejtë zvoglimit.
Kjo qeverisje po dëshmon që është e paaftë të menagjoj me Komunen dhe me skandalozja është që buxhetin që vetë e propozon nuk e miraton. Po sot delegatët e kuvendit Komunal thirren në telefon për mbajtjen e seances së jashtëzakonshme për sot ora 16.00, e më pasë na dërgojnë edhe ftesën në email, pa material me vetëm piken e rendit të ditës Shqyrtimi I draft- buxhetit për vitin 2016.
Andaj Grupi I delegatëve të LDK-së nuk do të marrë pjesë në këtë mbledhje të jashtëzakonshme për këto arsye:
1.Mbledhjet e jashtësakonshme thirren së paku 3 ditë para mbajtjes së takimit sipas Ligjit për Vetëqeverisje Lokale nenit 44.4 “Takimi i jashtëzakonshëm i kuvendit të komunës nuk mbahet nëse të gjithë anëtarët e kuvendit të komunës dhe publiku nuk janë njoftuar me shkrim, siç kërkohet me rregulloret e punës, së paku tri (3) ditë pune para datës së mbajtjes së takimit”
2.Papërgjegjmërisë së udhëheqjes Komunale dhe paftësië që të menagjoj me paranë publike.
3.Mosgadishmërinë për debat dhe ndryshim të buxhetit, rritjen e investimeve kapitale dhe uljen e buxhetit për madhëra dhe shërbime si dhe buxhetit për subvencione.
Andaj i bëjmë thirrje kryesusit të Kuvendit Komunal që ta tërheqë ftesën sepse një thirrje e tillë është e kundërligjshme dhe në kundërshtim me Ligjin për Vetëqeverisje Lokale.
Grupi I Delegatëe të LDK-së në Kuvendin Komunal Kamenicë
30 shtator 2015