Në mbledhjen e Bordit të Drejtorëve kryetari Sinani ka kërkuar prej tyre angazhim shtesë dhe efikasitet në kryerjen e të gjitha projekteve deri më 10 dhjetor të këtij viti.
Kryetari Sinani dhe Bordi janë informuar lidhur me kryerjen e punëve në teren duke filluar nga përfundimi i Objektit të Komunës, palestra e Sporteve, Parku i qytetit, Asfaltimi i rrugëve lokale në Koperrnicë, rrugët në Lagjen Malësia, Kanalizimi në Lagjen Malësia dhe Roganë, mbulimi i gropave me asfalt në Lagjen Malësia dhe QKMF, fusha e sportit në Lagjen Malësia, pjesa nga DEMOS në vlerë prej 44 000 €, ndërrimi i kulmit i ndërtesës në qendër të qytetit, asfaltimi i platos së ndërtesës në qendër të qytetit për parkim të automjeteve, rregullimi i trotuarit nga objekti i policisë deri te objekti i drejtorisë së qeshtjeve sociale, rregullimi i parkut në fshatin Hodonoc dhe Muqiverc, zgjidhja e problemit të pompës së benzinës në qendër të qytetit, ashensori ( Lifti ) në banesën në qendër, intervenimi në disa rrugë lokale në Komunën e Kamenicës, trafoja për objektin e komunës nga KEDS, grupi punues për përgatitjen e debatit publik me qytetarë që do të mbahet në dhjetor 2016 dhe kërkesa tjera të qytetarëve.
Sinani pasi ka dëgjuar për të gjitha këto projekte ka thënë se publiku duhet të informohet se të gjitha këto punë duhet të përfundojnë deri më 10 dhjetor 2016. “Uroj që Drejtorët e Drejtorive dhe stafi të jetë aktiv dhe efikas që të gjitha këto aktivitete duhen të kryhen me kohë”.