Apple mund të detyrohet të paguajë 862 milionë dollarë dëme për shkak se është shpallur fajtore për shfrytëzimin e një patente të Universitetit Wisconsin-Madison, transmeton Klan Kosova.
Gjigandi Apple ka përdorur teknologjinë e shpikur nga ky universitet në seritë e reja të iPhone dhe iPad.
Kjo patentë është teknologji e cila përmirëson performancën e procesorit e e rrit efikasitetin e tij dhe ishte njohur si një arritje e madhe në fushën e mikroprocesorëve kompjuterikë.
Universiteti e kishte filluar këtë betejë ligjore kundër gjigandit teknologjik në Janar të vitit të kaluar, duke aluduar se procesorët A7, A8 dhe A8X të përdorur në iPhone 5s, 6 dhe 6 Plus së bashku me iPad Air dhe iPad mini e kishin përdorur pa leje këtë patentë.
Apple nuk i ka pranuar akuzat dhe i ka këruar Zyrës së Patentave në Shtetet e Bashkuara të Amerikës që ta shqyrtojë validitetin e saj, mirëpo kjo kërkesë ishte refuzuar në Prill.
Pasi që juria ka vendosur se patenta valide i takonte ende universitetit, Apple do të detyrohet të paguajë 862 milionë dollarë.