Shkruan Reis Morina Stomatolog nga Kamenica
Era e keqe e gojës ështe njera prej problemeve me te turpshme dhe nganjehere pa u vene re nga disa prej njerezve te cilet vuajne nga ajo. Nga era e keqe e gojes vuajne mese 80 milion njerez nga mbare bota.
Cilet jane shkaktaret e eres se keqe te gojes ?
1. Ne shumicen e rasteve era e gojes ka prejardhje nga misherat e dhembeve dhe gjuha.
E gjithe kjo vje si pasoje e produkteve perfundimtare qe prodhojne bakteret e hapesires se gojes duke shfrytezuar mbeturinat ushqimore. Si pasoje e ketyre proceseve lirohet produkte sulfuri i cili jep arome jo te kendshme.
2. Plaget ne goje: keto mund te formohen gjate lendimeve, ose gjate nderhyrjeve stomatologjike ne goje si nxjerrja e dhembeve etj, si pasoje kane eren e keqe te gojes.
3. Semundjet e rrugeve respiratore si: Infeksionet e hundes, infeksionet e sinuseve, tumoret e hundes dhe fytit etj.
4. Semundjet e sistemit te tretjes, si: Ngushtimet dhe zgjerimet e ezofagut, ulcera(te thatit) e lukthit.
5. Kserostomia (Goja e thate) e cila vje si pasoje e semundjeve te gjendrrave peshtymore).
6. Diabeti(Sheqeri). Personave diabetik iu vije ere me arome acetoni.
7. Semundjet e veshkave
8. Keqfunksionimi i melqise.
9. Ushqimet. si: qepa, hudhra, djathi
10. Duhani
11. Ndryshimet hormonale
Peshtyma dhe roli i saj ne luften ndaj eres se keqe
Peshtyma eshte perberesi kyq i cili e mbane nen kontrolleeren e gojes. Ajo permban ne vete agjent antibakterial qe frenon rritjen e tyre, pastron indet e gojes nga mbeturinat ushqimore te cialt shfrytezohet si ushim nga bakteret. Kur ne flejme gjendrrat peshtymore nuk tajojne njejte sasi te peshtymes se si pasoje kemi shtimin e numrit te baktereve ne goje. Kjo eshte njera nga arsyet pse ne duhet ti pastrojme dhembet kur zgjohemi nga gjumi.
Si te kontrollojme eren e keqe.?
Kjo mund te arrihet nese ju jeni te kujdesshem ne higjienen e gojes tuaj duke pastruar dhembet se paku 2 here ne dite dhe duke perdorur penjet dental nje here ne dite.
Teknika e rregullte e pastrimit, pastaj pastrimi i siperfaqes se gjuhes sepse ajo eshte vendstrehimi i baktereve te cilat jane shkaktar kryesor ne shfaqjen e eres se keqe te gojes, perdorimi i penjeve dental pastron mese 35% te siperfaqeve te dhembeve gje e cila nuk mund te arrihet me perdorimin e brushes. Perdorni camcakezat pa sheqer jo me gjate se 10 minuta.
Efekti i camcakezit eshte se : ai stimulon tajimin e peshtymes per rolin e te ciles treguam me larte dhe njeherit zvogelon vlerat e pH-se se gojes duke e bere ate ambient bazik, ambient i cili eshte i papershtatshem per rritjen e baktereve. Perdorni edhe tretjet per shperlarje te gojes, por paraprakisht konsultohuni me dentistin tuaj per menyren e perdorimit.
Cfare mund te ju ndihmoj dentisti ne kete drejtim ?
Vizitojeni dentistin rregullisht, pasi ai mund te ju ndihmoje juve ne gjetjen shkakut te eres se keqe. Nese shkaku i eres suaj jo te kendshme buron nga goja, dentisti eshte ai i cili ju ndihmon qe ta eliminoni ate, por nese shkaqet jane jashte saj prape ai eshte i cili ju referon juve tek mjeku juaj familjar te kontrolloheni dhe te gjeni shkakun qe ju solli ne kete gjendje.
Home
»
Shëndetësi
» Si ta kontrollojmë erën e keqe të gojës? Shkruan Reis Morina Stomatolog nga Kamenica