Vdes nga pakujdesia, neglizhimi, papërgjegjësia e mjekëve, dhe mjekët thonë "Mjekimi është bërë në mënyrë profesionale por pacienti vdiq".
Shkon tek dentisti me rregullu dhëmbin, aksidentalisht ta dëmton tjetrin, një recetë e dhënë gabim, një injeksion i dhënë keq, pacienti mbetet invalid ose vdes.
Dymbëdhjetë vite” shkollë i kryen, edhe s’din me llogarit e as me lexu, e tani thua mësuesi ishte i dobët, hiq nuk më ka mësu !
e kujt është përgjegjësia.... ?
Për të tjerët jeton, të tjerët vendosin për ty, por gabimin kush e paguan?
Të ndërpresin gjatë të folurit, të përqeshin dhe ti fillon e belbëzon, s`të japin hapësirë me fol, nuk flasin me ty, s`të lejojnë me fol, ngase je i/e vogël ose ti s`din.
E kujt është përgjegjësia kur ti nuk do flasësh më kurrë, edhe atëherë kur duhet të flasësh.
Na rrahin, na detyrojnë me qajtë, na lëndojnë pa faj, ofendojnë motrat tona, prekin nderin e familjes, e ne nuk reagojmë.
dhunojnë femrat tona, nënat e pambrojtura, dhe kurrfarë sigurie nuk na ofrojnë, kur e dimë që nuk ka jete pa siguri, e tani siguria në dorë të Zotit apo mëshirën e kriminelit ?
Populli vazhdon të luftojë për një kafshatë buke, të tjerët luftojnë për pushtet,
shumë njerëz vdesin nga të ftohtit, ndërsa pushtetarët tanë kanë hallin se kush do ta drejtojë vendin apo si t’i zënë kolltukët e nxehtë.
Ka me dhjetëra, dhjetëra konkurse, konkurron, të thërrasin ose nuk të thërrasin në intervistë,
i plotëson gjitha kriteret dhe ty nuk të marrin, sepse se ke përmbush nje kriter,
kriteri për të qenë më i dobëti në mesin e konkurrentëve.
Kryhen vepra të ndryshme kriminale, hetimet vazhdojnë, motivi ende nuk dihet,
kur e dimë se cdo veprim ka një qëllim të caktuar.
Do të shtoja edhe shumë gjëra tjera, edhe shumë padrejtësi, e çrregullime tjera të shoqërisë në të cilën po jetojmë, por kimikit ju ndal ngjyra, dhe tani e kujt është përgjegjësia ?