Kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Hashim Thaçi, në vitin 1992 ishte në një konferencë me aktivistët e LDK-së.
Konferenca kishte të bënte me protestat për lirimin e objekteve shkollore dhe universitare, që ishin uzurpuar nga pushteti serb.
Në foto shihet Thaçi bashkë me Mujë Rugovën, Agim Hysenin dhe Rexhep Osmanin.
Thaçi në ato vite ishte pjesë e kryesisë së Unionit të Studentëve të UP-së, e mbase edhe anëtar i LDK-së. /Telegrafi/